
Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët të cilët qëlluan mbrëmë ndaj dy policëve në Vlorë.
Dy efektivët janë qëlluar me armë zjarri ndërsa qarkullonin me një automjet privat i cili u sekuestrua pas ngjarjes. Në lagjen “Partizani” të qytetit, efektivët, Anxhelo Breshani, i Patrullës së Përgjithshme dhe Nako Mehmetaj ,i Policisë Kufitare, ishin duke qarkulluar me një automjet tip “Audi”, ishin jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.
Sipas burimeve, efektivët udhëtonin me makinë pa targa dhe me xhama të zinj. Pesë gëzhoja janë gjetur në vendngjarje, të cilat u qëlluan nga një automjet në lëvizje po “Volkswagen”.
Policia nuk e ka bërë publik identitetin e autorëve por është vënë në ndjekje të tyre.



