Trajnohen 32 Oficerë të Policisë Gjyqësore/ Ambasada Amerikane: Do të zhvillohen aftësi hetimore për krimet më të shpeshta

Trajnohen 32 Oficerë të Policisë Gjyqësore/ Ambasada Amerikane: Do të zhvillohen aftësi hetimore për krimet më të shpeshta

Ekipi ligjzbatues i Ambasadës Amerikane, në bashkëpunim me Akademinë Shqiptare të Sigurisë dhe Policinë e Shtetit, ka trajnuar 32 Oficerë të Policisë Gjyqësore nga 12 rrethe në të gjithë vendin.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Ambasada sqaron se trajnimi u krijua për të zhvilluar një sërë aftësish hetimore për krimet më të shpeshta të raportuara.

Ekipi i Ambasadës mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të Kursit të Hetimit të Krimit.

Kursi është krijuar për të zhvilluar një sërë aftësish hetimore për krimet më të shpeshta të raportuara.

Ai u mbështet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnimin e Hetimeve Kriminale (ICITAP) së bashku me Departamentin e Shtetit të SHBA-ve dhe Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Tiranë.

Ky është sesioni i katërt në një seri kursesh të hetimit penal të planifikuar për vitin 2024 për të certifikuar disa qindra oficerë të Policisë Gjyqësore në hetimet e krimit.

Që nga viti 2005, ICITAP ka mbajtur një partneritet të gjatë me Akademinë e Sigurisë duke kontribuar në trajnimin dhe zhvillimin profesional të Policisë së Shtetit Shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy