Transportonte emigrantë të paligjshëm në Gjirokastër, arrestohet 35-vjeçari kosovar

Transportonte emigrantë të paligjshëm në Gjirokastër, arrestohet 35-vjeçari kosovar

Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se me qëllim të parandalimit dhe të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, ka arrestuar një 35-vjeçar nga Kosova.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. B., i cili u kap me 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 29”. Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari kosovar. Sekuestrohen 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard 29”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., 35 vjeç, banues në Kosovë.

Në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në afërsi të fshatit “Kodër”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin S. B., duke transportuar me automjetin “Volkswagen”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy