Gjermania i dhuron 22 automjete policisë Kufitare shqiptare

Gjermania i dhuron 22 automjete policisë Kufitare shqiptare

Policia Federale Gjermane ka dhuruar 22 automjete për Policinë Kufitare Shqiptare, si dhe pajisje teknologjike dhe radio ndërlidhëse.

Në ceremoninë e dhurimit të mjeteve dhe pajisjeve është i pranishëm vetë ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf. Ai ka thënë se flota e re e mjeteve do të përmirësojë punën e policëve shqiptarë.

Ndërkohë, ministri Lleshaj ka falenderuar homologët për mjetet, dhe i ka cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera. I pranishëm ka qenë dhe drejtori i përgjithshëm, Ardi Veliu, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

“Ky kontribut tregon se marrëdhëniet tona janë në nivel të shkëlqyer. Janë rreth 90 automjete që janë dhuruar për PSH, kryesisht për atë Kufitare dhe forcat operacionale. Kjo tregon se Gjermania i ka identifikuar qartë nevojat tona dhe ndihma nuk ka munguar. Mjetet që pranohen sot i dedikohen Policisë Kufitare, e cila po njeh fuqizim të mëtjeshëm”, u shpreh ministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy