Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Gazetarja Entela Duka raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV se bazuar në monitorimin dhe veprimtarinë operacionale të kryer gjatë muaji nëntor janë arrestuar 19 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit gjithashtu janë ndëshkuar administrativisht 7364 drejtues mjetesh.
-365 drejtues mjetesh për drejtim pas përdorimit të pijeve alkoolike;
-1349 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;
-398 drejtues mjetesh për xhama të zinj;
-1365 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-321 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
-1326 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;
-654 drejtues mjetesh për përdorim të celularit;
-652 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-934 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Në kuadër të rritjes së sigurisë dhe uljes së rrezikshmërisë në qarkullim, janë kryer kontrolle të posaçme ndaj mjeteve me xhama të zinj apo të errësuar pa certifikim, mjeteve me modifikime të kundërligjshme, si dhe atyre që krijojnë zhurmë tej normave të lejuara.



