Përplasi për vdekje 60-vjeçarin në autostradën Milot-Morinë/ Arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Përplasi për vdekje 60-vjeçarin në autostradën Milot-Morinë/ Arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Policia e Kukësit njofton se një 27-vjeçar banues në Prishtinë ka përfunduar në prangat e policisë.

Kjo pasi i riu ka përplasur për vdekje mbrëmjen e djeshme një këmbësor në autostradën “Milot-Morinë”.

Viktima ende nuk është identifikuar, por vlerësohet se është i moshës rreth 60 vjeç.

Njoftimi: 

Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy