Në zjarr është regjistruar sot në hyrje të fshatit Erind të bashkisë Gjirokastër.
Siç njofton korrespondentja e MCN nga Gjirokastra, zjarri ka eskaluar ne një parcele te sapo mbjellë me ullinj ndërkohë që flakët kanë rrezikuar edhe ullishtën në parcelën ngjitur saj.

Në venndngjarje ka shkuar reparti zjarrfikës me komandant Gramoz Llapi, ekipi i të cilit po bën të mundur shuarjen e menjëhershme të flakëve dhe mos avancimin e në drejtim të ullishtave dhe drurëve frutore.
Zjarrvënësi, dyshohet të jetë vetë pronari i parcelës.
Policia po heton për zbulimin e vënies se zjarrit.



