Aksidenti me 5 viktima, shoferja e “Land Roverit”: Para meje ishte një automjet tjetër

Aksidenti me 5 viktima, shoferja e “Land Roverit”: Para meje ishte një automjet tjetër

E mbijetuara e aksidentit të djeshëm të ndodhur në Qafë Muzinë nuk mban mend asgjë. Sipas burimeve për MCN e reja është pyetur disa herë nga policia në mënyrë që të kompletojë dëshminë.

Nga ana tjetër vajza që shkaktoi aksidentin është e traumatizuar dhe këmbëngul se nuk është fajtore gjë e cila është mbështetur edhe nga dy shtetaset e huaja, shoqe të saj.

Sipas vajzës në aksident mund të ketë qenë dhe një tjetër makinë e përfshirë e cila sipas saj ka qenë para automjetit “Land Rover”, kjo megjithatë mbetet për tu vërtetuar.

Ndërkohë vajza që shpëtoi do të niset për në Tiranë, pasi nuk ka më rrezik për jetën.

Ndërsa Rexhina ndodhet në reanimacion për traumë psikologjike.

Tashmë policia tha se do të mbledhë sërish të gjitha dëshmitë në mënyrë që të shohin nëse ka detaje të tjera nga aksidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy