
Një makinë është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe ka përfunduar përmbys në autostradën nga “Pallati me shigjeta” në drejtim të Saukut.
Siç shikohet në fotografi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke bërë që të përmbyset në rrethana ende të paqarta.
Paraprakisht mësohet se drejtuesi ka pësuar dëmtime të lehta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



