
Një person në Mat ka përfunduar në spital pasi e ka zënë korrenti, duke rregulluar kabinën elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi me datë 02.12.2023, rreth orës 06.30, shtetasi B.D., duke rregulluar linjën elektrike në kabinën e fshatit Fullqet, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Shtetasi B.D., po trajtohet me asistencë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



