54-vjeçari tregon tmerrin nga hajdutët në Fier: Më gjuajtën me tytën e armës

54-vjeçari tregon tmerrin nga hajdutët në Fier: Më gjuajtën me tytën e armës

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Sokol Bajgorës në fshatin Baltëz të Fierit, për të vjedhur.

Ai ka treguar nga ambientet e spitalit rajonal, aty ku ndodhet për të marrë asistencën mjekësore, gjithë tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Ndodhesha i vetëm në shtëpi kur 3 persona hynë me forcë në banesë dhe ushtruan dhunë ndaj meje. Nuk arritën të më vjedhin asgjë.

Më kanë goditur pa pushim me tytën e armës në kokë, ndërsa mungesa e energjisë elektrike ua vështirësoi punën.

54- vjeçari ndodhet në Spitalin rajonal të Fierit, ku dëmtimet më të mëdha i ka marrë në fytyrë.

Policia ka shoqëruar disa persona në ambientet e komisariatit, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy