
Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar se kanë humbur jetën dy persona nga COVID-19 dhe janë regjistruar 175 raste pozitive.
Numri i të infektuarve vjen nga 467 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 105 persona, ndërkohë që raste aktive me covid, janë gjithsejtë 2 mijë e 184.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar vetëm13 persona.



