Milano, në pranga grupi i shqiptarëve që kryenin vjedhje në banesa

Milano, në pranga grupi i shqiptarëve që kryenin vjedhje në banesa

Shtatë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë së Milanos pas një operacioni që kishte si objektiv hajdutët e banesave.

Operacioni i koduar "Rruga e Artë e Argjentinës" është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincat e Milanos, Forlì dhe Savona.

Grupi në fjalë, pjesë e të cilit ishin 9 të huaj (7 shqiptarë dhe dy egjiptianë) dhe 6 italianë akuzohen për një sërë vjedhjesh të kryera nëpër shtëpi dhe riciklimin e bizhuterive dhe orëve të çmuara.

Grupi kishte dy baza operacionale që drejtoheshin nga shqiptarët.

Bizhuteritë e çmuara shkriheshin dhe shndërroheshin në shufra ari. / La Stampa / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy