Akuzat për korrupsion, shtyhet vendimi për gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Akuzat për korrupsion, shtyhet vendimi për gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Gjykata e Posaçme shtyu sot për në 25 tetor vendimin për gjyqtaren Enkeleda Hoxha, për akuzën e korrupsionit. Gjyqtarja e Krujës u vu në pranga së bashku me 9 persona në një operacion të SPAK-ut në shkurt të këtij viti, ndërsa ushtronte detyrën e gjyqtares së sallën e gjyqit.

Mësohet se të gjithë të akuzuarit e tjerë kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, përveç Isuf Tanuzit, ndaj të cilit rëndon akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv” dhe “Korrupsion aktiv” të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Nëntë të pandehurit akuzohen se kanë krijuar një skemë përfitimi monetar duke liruar ose lehtësuar dënimin e të dënuarve kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 12 mijë euro.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Avokati Aldo Tabaku
Sekretarja Manuela Mallakuçi
Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi
I dënuar Sajmir Petani
Vëllai i të dënuarit Bledar Petani
Altin Skëndaj
Gazmir Nezaj
Gentjan Nezaj
Isuf Tanuzi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy