Dy të vdekur dhe 55 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 55 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nga testimi i 3.134 mostrave të dyshuara me Covid-19, kanë rezoltuar 55 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Mitrovicë 5 raste, Podujevë 5 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë-Kosovë, Kaçanik, Obiliq, Suharekë dhe Viti.

Ndërkohë gjatë 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (63 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 331 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.943 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.940.

Numri total i rasteve pozitive është 107.120 raste nga 582.797 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.237 raste të vdekjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy