Një sherr mes aktorëve të njohur të humorit Ledio Lako dhe Gentian Hazizi, ka ndodhur dje në Tiranë, në bulevardin “Gjergj Fishta” pranë një karburanti.
Lako, i njohur me rolin e Kapo Kapllanit ka goditur me përforcues grushti, metalik, Gentian Hazizin dhe Elton Myftiun.
Policia ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar palët. Ndaj Lakos, ka nisur procedimi penal.
"Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin ‘Gjegj Fishta’, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", bën të ditur policia.
Pas sherrit ata janë shoqëruar në polici e më pas janë liruar.



