Bie nga ura, humb jetën një person në Devoll

Bie nga ura, humb jetën një person në Devoll

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 60-vjeçari ishte banues në Kurilë, por ka shkuar tek disa të afërm të tij në fshatin Vishocicë.

 

Viktima ka qëndruar deri vonë në një lokal të fshatit dhe në kohën që do të kthehej, ka kaluar në një urë dhe është rrëzuar aksidentalisht.

 

Kjo dyshohet se ka ndodhur pasi viktima ka qenë në gjendje të dehur, edhe sipas asaj që thonë personat që kanë ndenjur me të në lokal. 

 

Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të përcaktojë shkaqet por grupi hetimor i policisë konfirmon se ngjarja është aksidentale për shkak të këqyrjes që iu bë vendngjarjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy