E dhunonte prej kohësh, kërcënoi se do e vriste me thikë bashkëshorten, arrestohet 42-vjeçari

E dhunonte prej kohësh, kërcënoi se do e vriste me thikë bashkëshorten, arrestohet 42-vjeçari

Një person është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij duke e kanosur edhe me thikë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja J. Sh. se bashkëshorti i saj e dhunonte vazhdimisht dhe e kishte kanosur me armë të ftohtë (thikë), kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 42 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë sportive (pushkë), e cila u sekuestrua së bashku me thikën, në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy