Pronat e Artur Shehut mes proceseve gjyqësore dhe investimeve në Jug. 60-vjeçari që SPAK e dyshon si kreu i falsifikimit të pronësive në bregdet

Pronat e Artur Shehut mes proceseve gjyqësore dhe investimeve në Jug. 60-vjeçari që SPAK e dyshon si kreu i falsifikimit të pronësive në bregdet

Artur Shehu lindi 60 vite më parë në Vlorë, ndërsa gjysmën e jetës së tij e jeton përtej oqeanit në SHBA.

 

Sot 60 vjeç ai është ndër personat e kërkuar të drejtësisë shqiptare e përkatësisht SPAK që e dyshon atë si anëtar të një grupi kriminal të trafikut të narkotikëve e po ashtu të tjetërsimit të pronave e pastrimit të parave.

 

Z.Shehu me statusin e azilantit politik në SHBA, nuk i ka shkëputur kurrë lidhjet me vendin e lindjes. Jo vetëm Shqipërinë, por po aq edhe Vlorën apo bregdetin e Jonit.

 

Kjo tregohet edhe në dosjen të ashtuquajtur Aruba apo Black Eagle.

 

Por për çfarë është shpallur në kërkim ai në Shqipëri, në dosje thuhet “i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal" dhe “ Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

 

E teksa Aruba përflitej prej afro dy vitesh në Shqipëri, publikimi për herë të parë i kësaj foto nga dosja belge “Shqiponja e Zezë” ka treguar për shqiptarët se si një tryezë të njohurish dyshohet si një samit narkotrafiku, biznesi apo investimi.

 

Nga autoritetet e Spanjës janë paraqitur të dhëna në lidhje me personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti për shkallën e pjesëmarrjes së tyre në takimet e ndryshme të konstatuara gjatë hetimit, me theks të veçantë te takimet e zhvilluara në  ishullin Aruba dhe në Monako, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me operacionin e trafikut të drogës, hetuar si krim paraardhës i krimeve të hetuara në këtë procedim.

 

Në një kohë që ky hetim është i hapur, veprimet e SPAK kanë vijuar duke bllokuar llogari bankare dhe asete të të dyshuarve si pjesëmarrës në samitin në Aruba. E në veçanti edhe të z.Artur Shehu.

 

Transaksioni i shitjes së pronave në Zvërnec në të cilën ai ishte pronar u ngri nga SPAK dhe paratë në vlerë të konsiderueshme janë tashmë të bllokuara.

 

E kjo sekuestro solli edhe daljen e tij të parë publike në një intervistë për mediat shqiptare, ku ai deklaroi se është i hapur për hetimin dhe pronat i ka të ligjshme.

 

Por përtej Zvërnecit, në këtë dosje SPAK e dyshon dhe po heton edhe për tjetërsimin dhe pronësinë e 220 hektarë tokë edhe në gadishullin e Karaburunit. Ja se çfarë thotë materiali i siguruar nga “FactCheck”

 

“Personi nën hetim Artur Shehu, shfaqet disa herë si përfitues fundor i sipërfaqeve të shumta në Vlorë, të cilat janë përfituar nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Pavarësisht se ai nuk rezulton të jetë i dënuar, nga dosjet hetimore dhe vendimet gjyqësore të siguruara nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, janë dokumentuar raste me persona të përfshirë në falsifikim të dokumenteve të fitimit të pronësisë, ku pas kryerjes së një tërësie veprimesh juridike, përfitues fundor është personi nën hetim Artur Shehu. Në këto procedime penale rezulton të jenë proceduar dhe dënuar persona, të cilët kryesisht janë personat që kanë përfituar fillimisht pronën me dokumente të falsifikuara, apo personat që i kanë përfaqësuar ato, por jo personat që i kanë përfituar ato”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy