
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se mbrëmjen e sotme një nga ambientet e Rezervave të Shtetit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen.
Nga vete institicioni që administron proceset zgjedhore në vend, bëhet e ditur se në ambientet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.
“Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri. KQZ ka lajmëruar mënjëherë instancat përkatësë për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti, njofton KQZ.



