
28-vjeçari që ngriti me dron flamurin e PD-së gjatë një takimi elektoral të Partisë Demokratike është proceduar penalisht në gjendje të lirë. I riu me iniciale A. G., banues në Tropojë është proceduar për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.
Më 9 prill, ndërsa aktori Petrit Malaj, kandidat për deputet të Partisë Socialiste në listën e Kukësit fliste me banorët në Tropojë, një flamur i Partisë Demokratike u valvit me dron sipër kokave të tyre.
Malaj reagoi më pas duke publikuar një video të flamurit të PD-së që rrëzohet një rrjet anësore të stadiumit ku po mbahej takimi dhe më tej rrëzohet në tokë.
Kjo është përgjigjia ime, ndaj provokimit të sotëm, dhe gjithë “portaleve” dhe personave dezinformues, të cilët kanë për qëllim vetëm të gënjejnë qytetarët Tropojan dhe mbarë Shqipërinë, duke nxjerrë pamjet e sotme të pjesshme dhe pa zë. Ky takim, jo vetëm që nuk u ndikua nga disa çapaçul, por ishte një organizim madhështor nga të rinjtë tropojan me vizion të ri, larg nga e vjetra dhe me sytë nga e ardhmja e tyre, duke lënë pas, militantizmat dhe tifozllëkun e verbër politik! I vetmi shpend që e merr guximin ti bjer në qafë shqiponjës, është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon ti çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjeshtë hap krahët dhe fillon të fluturoj lart. Sa më lart ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit. Mos humb kohë me njerëzit e pavlerë, ngjitu në nivele të larta dhe ata do të zhduken vetë. Kjo është mënyra më e mirë për ti hequr qafe sulmet e kota nga njerëz të kotë.



