
Turistja 31 vjeçare izraelite Michel Nin, e aksidentuar ditën e djeshme në Elbasan, ka ndërruar jetë në spital. Ajo u përplas nga një automjet, kur ishte në motorr me burrin. Policia kanë arrestuar shoferin e makinës që e aksidentoi si dhe burrin e saj.
Në aksident janë përfshirë dy makina dhe motorri i çiftit izraelit.
Janë vendosur në pranga shoferi F.M 30 vjeç si dhe burri i saj Nimrod Shwarts.
Çifti izraelit ishte duke udhëtuar me një motor me targa rumune dhe në rrethana ende të paqarta u përplas me një auto-veturë.



