Fitër Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava bën thirrje kundër 'ligjeve të reja rreth familjes'

Fitër Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava bën thirrje kundër 'ligjeve të reja rreth familjes'

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame në Kosovë po festojnë sot festën e Fitër-Bajramit.

Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës, është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe është falur në ora 06:41.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në faljen e namazit të Fitër Bajramit ka bërë thirrje për ruajtjen e familjes si element kyç të shoqërisë duke kundërshtuar edhe disa ligje rreth familjes, pasi sipas tij, bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria.

Tërnava në fjalimin e tij ka theksuar se është urdhër hyjnor i Zotit që familja duhet të jetë e kompletuar dhe ta dijë se kë e ka hallë e nënë, gjysh e gjyqe, vëlla e motër.

Siç po shihet familja në fe e traditën tonë është mirësia bazë shoqërore mbi të cilën bazohet edhe struktura e shoqërisë, është elementi i parë me të cilën ndërtohet edhe kombi ynë dhe ka lindur atdhedashuria.

Me të drejt feja islame e konsideron bazë për stabilitetin dhe mirëqenien e shoqërinë. Kushdo prej nesh që sjellë diskutimet por edhe debatet e shumta që po zhvillohen kohëve të fundit në vendin tonë për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh që këto përpjekje bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria jonë.

Përpjekjet në këtë drejtim janë për shkak të zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bart ky popull, ngase synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja dhe lidhjes emocionale me familjen, të afërmit, traditën, zakonet dhe fisin. 

Ai ka bërë thirrje për mobilizim kundër vetëvrasjeve e vrasjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy