
Një i moshuar është gjetur i pajetë në rrugë mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin e Pogradecit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut.
Burime policore bëjnë me dije se është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.



