Tragjedia në Shkodër/ Druni: Gjendet trupi i vajzës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe djalin

Tragjedia në Shkodër/ Druni: Gjendet trupi i vajzës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe djalin

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku nëna Alma Arrazi u hodh me 3 fëmijët e saj të mitur në ujërat e lumit Buna.

Korrespondentja e MCN nga Shkodra, Bendis Druni, në një lidhje me studion e lajmeve u shpreh se ditën e sotme është gjetur edhe trupi i vajzës së dytë, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën dhe djalin e vogël.

Ajo tha se pavarësisht se ende mungojnë dhe dy trupa, familja Arrazi ka hapur dyert e mortit dhe ka shpallur të vdekur si Almën ashtu dhe tri fëmijët edhe pse kjo e fundit me djalin ende nuk janë gjetur.

Sa i përket informacioneve të fundit është gjetur dhe vajza e dytë e mbytur por njëkohësisht vijojnë kërkimet nga RENEA, polumbarët dhe forcat e ushtrisë për trupin e Alma Arrazit dhe djalit të saj të mitur. Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia mortore e vajzës 9 vjeçare e cila ishte dhe trupi i parë që u gjet e mbytur në Bunë nga një peshkatar.

Familja Arrazi ka hapur dyert e mortit dhe në letërnjoftimin e vënë vihet re se krahas dy vajzave që janë gjetur të mbytura edhe Alma me djalin e vogël familja i deklaron të vdekur. Palombarët dhe të gjithë që janë vënë në kërkim të trupave që mungojnë po punojnë për gjetjen e tyre që e gjithë ceremonia mortore të bëhet zyrtare. Për familjen Arrazi si Alma ashtu dhe tri fëmijët të janë deklaruar të vdekur.

Ndërkohë në një deklaratë ka dalë dhe kunati i Almës, vëllai i bashkëshortit të saj i cili ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për dhunë fizike apo psikologjike, teksa është shprehur se ajo merrte herë pas here edhe ilaçe për ankthin dhe depresionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy