Autobusi i linjës së Institutit ka marrë flakë pasditen e sotme teksa ishte në lëvizje.
Dyshohet se është djegur pjesërisht pjesa e motorit. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën "Dritan Hoxha", ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



