Video/ Maunia përplaset me makinën, një i plagosur

Video/ Maunia përplaset me makinën, një i plagosur

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar pak më parë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të kthesës së fshatit “Andon Poçi”.

Sipas të dhënave të para mësohet se shkak është bërë një mjet i tonazhit të rëndë i cili është përplasur me një automjet tip “Mercedez-Benz”.

Maunia që vinte nga Gjirokastra në drejtim të Tepelenës ka devijuar krahun duke u përplasur në anën e majtë frontale të makinës.

Shkak ishte këputja e aksit të pasme të rrotave. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shoferit te autoveturës duke dalë menjëherë nga rruga dhe përfunduar në kanal.

Ndërkaq ka ngelur i plagosur një pasagjer i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy