Grabiste shtëpitë e pasanikëve europianë, vihet në pranga 30-vjeçari

Grabiste shtëpitë e pasanikëve europianë, vihet në pranga 30-vjeçari

Një person ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në vende të ndryshme të BE-së.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, mbi bazën e informacioneve të siguruara se një shtetas që dyshohet për veprimtari të jashtëligjshme në fushën e vjedhjes së banesave në vendet e BE-së, pas një hetimi disamujor finalizuan operacionin "Aksesorët", në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit Bledar Nezha, 30 vjeç, banues në Kurbin (i arrestuar më parë jashtë shtetit).

Gjatë kontrollit të banesës, në kuadër të procedimit penal, 30-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje, të dyshuara si produkte të veprimtarisë kriminale jashtë vendit në fushën e vjedhjes së banesave.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale", “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy