Aksident në rrethrrotullimin e Plugut, mjeti rrotulliset dhe bie në kanal

Aksident në rrethrrotullimin e Plugut, mjeti rrotulliset dhe bie në kanal

Një automjet tip Wolsvagen ka rënë përmbys në kanalin buzë rrugës në rreth rrotullimin e plugut.

Drejtuesi i mjetit Gledion Velcani 30 vjeç nga Porteza e Fierit ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë duke rënë në kanal.

Drejtuesi i mjetit, po udhëtonte së bashku bashkëshorten e tij në momentin e aksidentit. Mësohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

 Fatmirësisht kanali raportohet të ketë qenë pa ujë, gjë e cila ka bërë që të mos lëndohen dy të përfshirët në aksident.

Dy personat e aksidentuar janë nxjerre nga mjeti nga personat që kanë bizneset aty pranë e me pas është njoftuar policia.

Pas mbërritjes në vend ngjarje babai i 30 që drejtonte mjetin ka debatuar me gazetaret duke i ofenduar dhe kërcënuar me jetë nëse e shihnin aksidentin të filmuar në media.

Edhe pse policia ishte prezentë gjate debateve nuk ka ndërhyrë për të normalizuar situatën. 

Policia ka nisur procedurat për shkaqet e vërteta të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy