Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë, sot ka lajmëruar se kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe nëntë qytetarë tjerë, duke e çuar numrin total në 85. Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, i cili ka deklaruar se të prekur nga Covid-19 ka në gjashtë qytete, në Shkup, Dibër, Shtip, Kavadar, Gostivar dhe Ohër.
Personat që rezultuan sot pozitiv në korona-test, janë të afërm ose njerëz që kanë pasur kontakte me personat tashmë të infektuar.
Gjendja e pacientëve raportohet të jetë stabile, me përjashtim të pacientes nga Dibra e cila është vendosur në frymëmarrje artificiale.
Në vetizolim janë mbi 4 mijë persona, ndërsa qeveria ka njoftuar se në dispozicion të personave të prekur janë vendosur të gjitha objektet shtetërore por edhe hotelet.



