Digjet makina në “bypassin” e Fierit

Digjet makina në “bypassin” e Fierit

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës në bypass-in e Fierit. Sipas informacioneve të policisë, makina drejtohej nga shtetasi A. B., ndërsa si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në mjet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:20, në By Passin e Fierit, ka marrë flakë, në lëvizje e sipër, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. B.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy