Tentoi të kalojë mijëra euro në Kapshticë, procedohet penalisht 57-vjeçari

Tentoi të kalojë mijëra euro në Kapshticë, procedohet penalisht 57-vjeçari

Një 57-vjeçar, nga Peqini, është proceduar penalisht pasi në pikën kufitare të Kapshticës gjatë kontrollit iu gjet një sasi me para të padeklaruara.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 57-vjeçari i identifikuar me inicialet O.M kishte fshehur në çantën personale 17.380 euro të padeklaruara të cilat u sekuestruan.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy