Vrasja e 23-vjeçares në Fier/ ILD: Ka nisur hetimi për veprimet e gjyqtarëve

Vrasja e 23-vjeçares në Fier/ ILD: Ka nisur hetimi për veprimet e gjyqtarëve

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka reaguar pas ngjarjes që tronditi Fierin, ku një 31-vjeçar qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten e tij, 23-vjeçaren S. B në Zhupan të Fierit.

Metani ka reaguar lidhur me këtë ngjarje duke theksuar se ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve.

Metani thekson se “prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjeçareje nga ish-bashkëshorti në Zhupan të Fierit”.

Në finalizimin e deklaratës së tij, ai theksoi se ky është një proces pune, që do të kryhet në zbatim të detyrimeve ligjore dhe funksionale.

Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve për këtë humbje, dua të garantoj opinionin publik, se ky është një proces pune që Inspektori i Lartë i Drejtësisë e kryen me vëmendje e ndjeshmëri të lartë dhe në zbatim të detyrimeve ligjore dhe funksionale. Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve”, thuhet në një reagim të kreut të ILD.

Autori i vrasjes nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy