Një banesë në Pogradec është përfshirë nga flakët në lagjen nr.4, në afërsi të zonës së spitalit.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se zjarri ka përfshirë njërën nga dhomat duke shkaktuar dëme materiale.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve ndërsa po punohet për fikjen e plotë.
Shkaqet ende nuk dihen, ndërkohë që grupi hetimor po bën veprimet për zbardhjen e rrethanave.



