
Rreth 120 vite burgim do të vuajnë 17 anëtarët e grupit Avdylaj, të arrestuar më shumë se 3 vjet më parë. Dosja pas shkallës së parë kishte kaluar për gjykim në Apel. Pas disa seancash trupa e gjykatës së posaçme të Apelit dha vendimin për dosjen e Avdylajve të Shijakut, me 17 të pandehur të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Grupi i Avdylajt e Shijakut u goditën mbrëmjen e 21 tetorit 2018 nga FNSH dhe RENEA në kuadër të operacionit të koduar VOL-VO 4. Në pranga ranë 24 persona mes të cilëve edhe ish deputetët Arben Ndoka dhe Arben Cuko, emrat e të cilëve dolën nga përgjimet e bandës së Shijakut me banda të tjera në Shqipëri.
Vendimi i dënimeve të Gjykatës së Apelit
1. Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj
2. Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
3. Esat Mehmeti 10
4. Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
5. Sajmir Sulejmani 8
6. Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
7. Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
8. Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
9. Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
10. Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
11. Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
12. Admir Hoxha 12 vjet
13. Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
14. Vehbi Berushi 8
15. Anila Shuti 2 vjet – konvertim 25 muaj shërbim prove
16. Xhavit Shyti 8 vite
17. Flamur Çela 8 vite



