Kundërshtuan dhe ushtruan dhunë ndaj efektivëve “Shqiponja”, arrestohen dy vëllezër në Shkodër

Kundërshtuan dhe ushtruan dhunë ndaj efektivëve “Shqiponja”, arrestohen dy vëllezër në Shkodër

Dy vëllezër janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi kundërshtuan me forcë dhe ushtruan dhunë ndaj punonjësve të efektivëve të repartit “Shqiponja”.

Punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjatë patrullimit të zakonshëm në sheshin “Prek Cali”, kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme, ndërsa automjeti drejtohej nga E. L., 19 vjeç.

Por gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, i dyshuari ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në momentin e shoqërimit të automjetit, efektivët e policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit M. D., 29 vjeç dhe M. M. alias M. D., 38 vjeç, vëllezër, të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të policisë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy