
Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçares italiane e cila u përdhunua nga 26-vjeçari Leonardo Preza ditën e djeshme në zonën e plazhit në Durrës.
Në dëshminë e saj përpara oficerëve të krimeve 18-vjeçarja është shprehur se ishte në shoqërinë ku ka konsumuar alkool. Për një çast e reja është larguar dhe ulur ne shezlong dhe pikërisht në këtë moment është sulmuar nga i riu dhe siç shprehet ajo pavarësisht rezistencës është abuzuar.
Ishim me shoqërinë dhe gjatë natës konsumuam edhe pije alkoolike. Unë u largova për pak nga grupi dhe u ula në një shezlong pranë hotelit. Kjo rreth orës 05: 30 minuta të mëngjesit. Ndërkohë m' u afrua një person. Ai më sulmoi dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunoi. Më pas u largua. Unë erdha te ju për të bërë kallëzim.



