Gjykata e Lartë po shqyrton sot padinë e Alibeajt për pezullimin e vendimit dhe efekteve të vendimit të Agron Zhukrit, të dhënë në mars të vitit 2022.
Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live vë në dukje se vendimi është i rëndësishëm, pasi nëse pranohet ankimimi i Alibeajt, PD do të ngrijë
“Teksa ka një vendim të Apelit që i njeh vulën ish-kryeministrit Berisha, ish-vartësi i tij, ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i cili për disa kohë ishte kryetari në detyrë i PD, vazhdon të kërkojë vulën. Një padi e tij e bërë në Gjykatën e Lartë, kërkon pezullimin e efekteve të vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri. Është vendimi i marsit 2022 që njihet Rithemelimin dhe Kuvendin në ‘Air Albania’. Të gjitha këto vendime sipas Alibeajt duhet të pezullohen, derisa Gjykata e Lartë të shqyrtojë rekursin në themel ku kërkohet zhbërja e vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit. Duhet që Gjykata e Lartë të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për pezullimin e efekteve të gjyqtarit Agron Zhukri. Nëse do të pranohet ankimi i Alibeajt, PD do të ngrijë, dhe s’do të ketë vlerë ligjore çdo vendimmarrje e saj. Nëse rrëzohet ky ankimim atëherë PD do të vazhdojë normalisht si aktualisht”.



