Gara për hetues të BKH paditet në gjykatë

Gara për hetues të BKH paditet në gjykatë

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të BKH-së, është paditur për mungesë transparence si dhe për skualifikimin e padrejtë në Gjykatën Administrative.

Një prej aplikantëve ka kërkuar pezullimin e këtij procesi, pasi sipas tij nuk ka pasur transparencë në përllogaritjen e pikëve në testin fizik, e cila përkon me fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për hetues pranë byrosë.

“Në proces nuk është përcaktuar metodologjia e vlerësimit, ku dëmtohen interesat e mia personale, interesi publik dhe procesi i rregullt ligjor në një procedurë konkurrimi që ka për qëllim rritjen e besimit të publikut pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në padinë e të skualifikuarit.

Sipas paditësit, në krahasim me fazat e tjera të testimit, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk kishte përcaktuar asnjë minimum pikësh për testin fizik, dhe se nuk ka patur asnjë publikim në faqen zyrtare të BKH.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy