Gjykata e Fierit ka lënë në burg Musa Gudon ndërsa ka dhënë detyrim paraqitje çdo të hënë për shokun e tij Orges Aliçaj të cilët kanë shantazhuar dhe përdhunuar një 23 vjeçare.
Në dëshminë e saj e reja bën me dije se historia ka nisur në 5 maj të këtij viti. Ajo kishte qenë e lidhur prej kohësh me Musa Gudon dhe se para disa ditësh ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij, ku ndodhej dhe i riu tjetër.
Të dy i kanë kërkuar ndihmë që t'u siguronte një shumë parash pasi u duheshin urgjent, por ajo është shprehur se nuk mund t'ua siguronte pasi nuk kishte. Në këtë moment dy djemtë i kanë kërkuar që ajo t'ua marrë të afërmive. Pasi ajo ka kundërshtuar ashpër ata kanë ndërmarrë aktin ekstrem duke e përdhunuar.



