Shkatërruan gjeneratorin e një lokali për ta vjedhur, arrestohen tre persona në Tiramë

Shkatërruan gjeneratorin e një lokali për ta vjedhur, arrestohen tre persona në Tiramë

Tre persona janë vënë në prangat e policisë pasi shkatërruan gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se tre shtetas kishin tentuar të vidhnin një pajisje për furnizimin me energji elektrike, në një lokal, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:       

A. I., 27 vjeç, G. Z., 45 vjeç dhe M. M., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy