Pranga ish-banorit të Big Brother, plagosi me thikë tre persona në Vlorë

Pranga ish-banorit të Big Brother, plagosi me thikë tre persona në Vlorë

Ish-banori i shtëpisë së Big Brother, është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi mesditën e djeshme në Vlorë ai plagosi tre punonjës të parkingut.

Ai është një personazh i njohur, pasi qenë pjesë e reality show Big Brother Albania 4, dhe bëhet fjalë për Hënes Dalipaj, 30 vjeç.

Mësohet se në qytetin e Vlorës u plagosën me thikë tre punonjës të kompanisë private të parkingjeve “Tispark”, pas konfliktit me dy qytetarë që kishin parkuar makinën në bulevard.

Burime policore pohuan se ish-banori i Big Brother është një nga të dyshuarit për ngjarjen, bashkë shokun e tij Eduard Alikajn.

Ndërkohë tre të plagosurit ndodhen në spital, dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Dalipaj dhe Alikaj u arrestuar menjëherë nga blutë e qytetit bregdetar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy