Një tentativë për vrasje ka ndodhur para 3 ditësh në Tiranëm, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka përfunduar në pranga edhe autori i dyshuar i ngjarjes.
Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë 27-vjeçari Ronaldo Gurabardhi në Tiranë.
Ai është arrestuar nga policia pasi para 3 ditësh ka qëlluar me armë drejt shtëpisë së Artur Korteshit.
I riu ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasje" e mbetur në tentativë "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike”.
Ende nuk bëhen me dije detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.



