
Policia e Tiranës njofton se, më datë 15 prill, një person ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e objektit ku po punonte në Kashar.
Viktima është shtetasi F.N., 57 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



