Shpërndante drogë të fortë në doza, pranga një personi në Berat

Shpërndante drogë të fortë në doza, pranga një personi në Berat

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza në Berat, duke vënë në pranga një person që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë së Beratit, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, në kuadër të punës së vazhdueshme operacionale, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë goditur një rast të shpërndarjes në doza, të lëndës narkotike heroinë.

Si rezultat, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Berat vunë në pranga shtetasin Z. Z., 47 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

47-vjeçari u kap në flagrancë në lagjen “30-vjetori”, teksa shpërndante një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me dozat e lëndës narkotike, edhe një thikë, një përforcues grushti, një sasi metadoni dhe një kartëmonedhë e dyshuar false.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy