Në kërkim ndërkombëtar, i riu nga Kina kapet në Rinas me pasaportë false

Në kërkim ndërkombëtar, i riu nga Kina kapet në Rinas me pasaportë false

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia kineze, vihet në pranga nga autoritetet shqiptare.

Në sajë të bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas me Interpol Tirana, u bë arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit kinez L. C., 32 vjeç.

Gjatë procedurave të regjistrimit, në hyrje të RSH-së, ky shtetas ka paraqitur një pasaportë kamboxhiane.

Pas verifikimeve nga policia, ky shtetas rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pekini/Kinë, pasi autoritetet gjyqësore kineze i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodit Penal kinez.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese kineze, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy