Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër.
Një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me karrexhatën metalike anësore.
Aksidenti u shënua në vendin e quajtur “Mogila”, rreth 4 kilometër larg qytetit të Memaliaj.
MNC Tv mëson se një automjet i marrë me qira nga një shtetas italian, ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit të mjetit.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime duke u dërguar në spital.
Lidhur me aksidentin, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 10:20, në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, në vendin e quajtur “Mogila”, shtetasi italian G. B., 63 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



