Vidhnin banesa dhe biznese në Vorë, arrestohen dy të rinj, 4 vjedhje për një muaj

Vidhnin banesa dhe biznese në Vorë, arrestohen dy të rinj, 4 vjedhje për një muaj

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin në banesa dhe biznese në zonën e Vorës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Vora”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: P. T., 24 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe L. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Vorë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 4 rasteve të vjedhjeve në banesa dhe biznese, konkretisht:

-Më datë 07.11.2021, në rrugën “Kryengritja”, Kodër Vorë, në banesën e shtetasit M. Gj., dyshohet se kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte 5000 euro dhe 200.000 lekë të rinj; 

-Më datë 07.11.2021, në rrugën “Kryengritja”, Kodër Vorë, në banesën e shtetases F. Gj., dyshohet se kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte 600 euro;

-Më datë 18.09.2021, në Kodër Vorë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në një firmë mobiliesh;

-Më datë 29.09.2021, në Fshatin Muçaj, Vorë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një firmë kondicionerësh;

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 automjet, 2 pajisje DVR, 1700 euro dhe 2 aparate celular.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy