Mjeti del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të plagosur në aksin Maliq-Pogradec (Video)

Mjeti del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të plagosur në aksin Maliq-Pogradec (Video)

Një aksident me makinë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Maliq-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq. Bëhet me dije se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.

Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri janë plagosur dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë shoferin nga makina.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se gjendja e tij paraqitet e rëndë, dhe po dërgohet drejt spitalit të Korçës për mjekim.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë: Më datë 25.06.2022, rreth orës 13:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Maliq-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi I. C., duke drejtuar mjetin tip "Audi", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy