Kultivim i narkotikëve, plagosje e vjedhje, arrestohen katër persona në Durrës

Kultivim i narkotikëve, plagosje e vjedhje, arrestohen katër persona në Durrës

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, për vepra të ndryshme penale.

Lajmin e bën të ditur policia përmes një njoftimi, ku tregon edhe motivet e arrestimit për secilin prej personave në fjalë.

Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe Komisariati i Policisë Durrës, mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e disa shtetasve të kërkuar, bënë të mundur ndalimin e shtetasve:

-Bledar Plaku, 39 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim. Më 17.01.2015, 39-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar tre kallëpe lënde plasëse;

-A. H., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, një shtetas tjetër;

-B. V., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë. Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar 53-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike", pasi u konstatua duke kultivuar bimë narkotike në banesën e tij;

-I. D., 54 vjeç, banues në lagjen nr.1, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg”, për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike". Shtetasit I. D. iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy